vizioni October 20, 2021

Një nga mënyrat që nënat shprehin dashurinë për të vegjlit e tyre janë puthjet e shumta. Njëlloj është për Almeda Abazin që është nënë e dy fëmijëve.

Ajo publikoi një video në llogarinë e saj në Instagram, teksa i dhuron një puthje të birit të saj Efehan.

Por kjo video ka nxitur kritika të shumta nga ndjekësit e saj, dhe njëri prej tyre modelja iu përgjigj publikisht.

Ajo ka ndarë me të tjerët një mesazh në të cilën një ndjekëse i shkruan: “Aaa mësim të mirë po ju jepni fëmijëve, bravo ju qoftë juve nëna moderne tani. S’ke ku ta puthësh veçse në gojë? Turp!”.

Ndërkohë, Almeda ka shkruar: “Hë se ty po të prisja mi Arjanita të na mësosh pak si të bëhemi mami!”

Leave a comment.

Your email address will not be published. Required fields are marked*