vizioni June 5, 2021

Së fundmi u zgjedh gruaja më e bukur në botë dhe ajo është aktorja rumune.

Madalina Genea ka 33 vjet dhe para dy viteve la në hije të gjithë në festivalin në Venecias, ndërsa sot ajo u quajt “Gruaja më e bukur në botë”. Ky lajm e gjeti atë së bashku me partnerin e saj në Portofino.

Romunja e cila jeton dhe punon në Itali, është nëna e një vajze të quajtur Charlotte, ndërsa ajo fillimisht karrierën e saj e filloi si modele e më pas iu fut fushës së aktrimit.

Gerald Butler, Michael Fassbender, Leondardo DiCaprio nuk mund t’i rezistonin sharmit të saj dhe nuk kishte se si të mos krijonin lidhje romantike me të. Ajo ishte gjithashtu në një lidhje me tregtarin e artit Vito Schnabel, ndërsa vajzën e ka nga lidhja e saj me një sipërmarrës rumun, transmeton Gazeta Metro.

Për shkak të pamjes së saj super seksi, ajo u shfaq në fushata të shumta, seriale, shfaqje televizive, por edhe video muzikore.

Madalina filloi modelimin kur ishte vetëm 15 vjeç. Ajo bëri shfaqjet e saj të para të modës në Milano, ku ende jeton.

Ajo gjithashtu u shfaq në videon e Eros Ramazzotti për këngën “Il tempo tra di noi”, dhe në vitin 2010 ajo mori pjesë në “Dancing ëith the Stars” italiane. Ajo zëvendësoi pistat e modelizmit me kamerat e filmit dhe luajti së pari në filmin italian “I Soliti idioti”, pas së cilës ajo mori një rol në filmin “Don Hamingway”. Ajo gjithashtu luajti së bashku me të famshmin Michael Kane në filmin ” Youth” dhe më pas në “Zulender 2”.

Leave a comment.

Your email address will not be published. Required fields are marked*