vizioni June 4, 2021

Një nënë 57 vjeçare është bërë një nga gratë më të vjetra në botë, që lindi fëmijë. Barbara Higgins mirëpriti në jetë djalin e saj Jack më 20 mars. Foshnja e porsalindur u krijua me anë të trajtimit IVF me burrin Kenny Banzhoff.

Barbara, nga New Hampshire, SH.B.A., dëshironte të kishte një fëmijë pasi vajza e saj Molly v d.i.q fat.ke.qës.isht pesë vjet më parë.

Ajo i tha NBC Boston: “Fillova të shoh këto ëndrra që dëshiroja të kisha një fëmijë dhe mendova të kisha një tjetër fëmijë”.

Nëna e cila gjithashtu ka një fëmijë të quajtur Gracie, thotë se ëndërrimi i foshnjave e ndihmoi atë në procesin e saj. Kenny, 65 vjeç, është i kënaqur që ëndrrat e partneres së tij janë realizuar.

Sipas Rekordeve Botërore të Guinness, Maria del Carmen Bousada Lara është gruaja më e vjetër që lindi fëmijë. Gruaja spanjolle ishte 66-vjeç kur lindi binjakë në vitin 2006.

Leave a comment.

Your email address will not be published. Required fields are marked*