vizioni July 17, 2020

Supë krem me bizele-Shije e lehtë dhe e shëndetshme

 

Këtu është një recetë e shijshme me bizele dhe nenexhik,shumë e lehtë për tu bërë.E pasur me proteina dhe fibra bimore,kjo supë mund të shërbehet edhe si gjellë.

Përbërësit për 4 persona:

2.5 kg bizele të freskëta (afërsisht 700 gr të konzervuara a po të frizit)

4 qepë të reja (ose 2 qepë të verdha)

300 gr kos grek

Disa degëza nenexhiku të freskët

800 ml ujë (nje kub supe)

 

1.Qëroni dhe copëtoni qepët.Fërgoni pak në një tigan me pak vaj ulliri.

2.Përgadisni ujin e vluar me kube dhe derdhni në tigan sipër qepëve.

3.Në një tigan me ujë të kripur,zieni bizelet për 15 minuta në nxehtësi mesatare,derisa të jenë të buta.Kullojini dhe shpërlani në ujë të ftohtë për të mbajtur ngjyrën e tyre të gjelbërt të ndritshme.Pastaj shtoni bizelet ne ujë te vluar.

4.Shtoni gjethet e nenexhikut dhe zieni të gjitha në nxehtësi të ulët për rreth 12 minuta.

5.Shtoni kosin,kripën dhe piperin.Vendosni të gjitha në një blender (ose blender dore) derisa të bëhet një përzierje homogjene.

Ju bëftë mire.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a comment.

Your email address will not be published. Required fields are marked*