vizioni July 14, 2020

Një recetë super e shëndetshme e ëmbëlsirës:Puding me dredhëza, fara chia dhe qumështe kokosi

 

Sezoni i dredhëzave ka filluar.Këtu është një recetë super e shëndetshme e ëmbëlsirës:një puding me fara chia.qumësht kokosi dhe dredhëza.

Dredhëzat janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C dhe flavonoideve,përbërës shumë të dobishëm.Farat chia kanë veti ushqyese:janë të pasura me fibra,antioksidantë,proteina dhe omega 3.

Përbërësit për 3 verrina:

12 dredhëza

21 cl qumësht kokosi

6 lugë gjelle fara chia

Mjaltë

Për këtë recetë kemi përdorur verrin (gota) 15cl

Pergatitja:

1.Për të filluar,lani dredhëzat,më pas preni 3 dredhëza në feta të holla.përgjatë gjatësise.Vendosni feta për rreth.

2.Në një gotë hidhni 7cl qumësht kokosi,2 lugë fara chia,mjaltë dhe përzieni butësisht.Përsëritni kështu edhe për dy gotat e tjera.Lëreni për 5 minuta,pastaj përzieni butësisht.Vendosni gotat në frigorifer për të paktën 2 orë.

3.Pastaj i preni 7 dredhëza.Ngrohni mbi nxehtësi të ulët në një tigan me 5cl ujë.Përzieni rregullisht.

4.Pas 5 minuta,ju merrni një kompot të dredhëzave

5.Përzieni shpejt për t’u bërë një lëng i trashë

6.Pas disa orëve në frigorifer,farat chia fryhen,pudinda tani është gati.

7.Në fund,preni 2 dredhëza në kube.Derdhni kompotin dhe vendosni disa dredhëza.

Ju bëftë mirë

 

 

 

 

 

 

Leave a comment.

Your email address will not be published. Required fields are marked*