vizioni July 3, 2020

-Lëng pule ose lëng perimesh (afërsisht 1 litër)

-300 gr brokoli

-2 qepë të njoma

-1 qepë e thatë

-2 thelpinj hudhre

-1 limon

-2 lugë kos

-1 tufë borzilok

-50 gr gjalpë

-100 ml vaj ulliri

-Kripë

-Piper

1.Grijmë në kube brokolit, qepët dhe hudhrat e pastruara. Grijmë shumë imët borzilokun dhe shtrydhim limonin.

2.Në një tenxhere vendosim pak vaj ulliri dhe shtojmë qepët dhe hudhrat. I përziejmë për pak minuta. Sa pa marrë ngjyrë, shtojmë brokolit.

3.I lëmë për pak minuta dhe shtojmë lëngun e pulës të ngrohtë (ose të perimeve), kripën dhe piperin.

4.E lëmë supën të ziejë derisa të ketë marrë shije dhe të jetë lidhur mirë.

5.Në 10 minutat e fundit shtojmë borzilokun, lëngun e limonit, kosin dhe gjalpin.

6.E kalojmë në multi procesor dhe nëse është e nevojshme, në një sitë të hollë.

Leave a comment.

Your email address will not be published. Required fields are marked*