vizioni July 1, 2020

Këto kifle të buta e të shijshme do të jenë mysafirë të shpeshtë në tryezën tuaj. Mos i lini pa i provuar.

1.Tharmin/majanë e bukës fermentojeni me pak qumësht të vakët dhe një lugë të vogël sheqer.

2.Miellin siteni dhe bëjeni bashkë me pluhurin për pjekurina, shtoni vajin dhe tharmin/majanë e fermentuar dhe pjesën e mbetur të qumështit të vakët.

3.Bëjeni një brumë të butë, të cilin duhet lënë të pushojë për një orë.

4.Pastaj brumin ndajeni në dy toptha, të cilët duhet t’i tëholloni në petë më të madhe.

5.Petat pritini në trekëndësh dhe mbështillini, duke formuar kiflet.

6.Kiflet e përgatitura renditen në tepsinë ku do të piqen, lyhen me të kuqen e vesë dhe lihen të pushojnë edhe gjysmë orë.

7.Piqen në furrën e parangrohur në 200 gradë për 20 minuta.

Leave a comment.

Your email address will not be published. Required fields are marked*