vizioni April 29, 2020

Për vlerat ushqyese dhe shëruese të mjaltit janë shëruar libra të tërë.Një proverb popullor Amerikan thotë:”Dikujt duhet ti besojmë-pse mos ti besojmë bletës”.Si ilaq mjalti përmendet në Kuran.Bibël dhe libra tjerë të shenjtë.Mjalti mund ti kompenzoj të gjitha mungesat që paraqiten në ushqimin tonë të përditshëm.

Mjekët që e njohin rëndësinë e mjaltit zakonisht preferojnë të sëmurëve që ta përdorin atë.

Është vërtetuar se bakteriet nuk mund të jetojnë pranë mjaltit sepse mjalti është burim i shkelqyeshëm i kaliunit,kaliumi e absorbon lagështinë prej bakterieve pa të cilën bakteriet nuk mund të zhvillohen.

Bakteriologu i njohur dr.Leket në laborator ka vërtetuar se bakteriet që shkaktojnë ethe e tifos të futura në mjaltë zhduken brenda 48 orëve kurse bakteriet e tifos të tipit A dhe B  zhduken brenda 24 orëve.

Bacili i dizenterisë i futut brenda në mjaltë zhduket brenda 10 orëve.

Në mjaltë gjenden elemente më të nevojshme për organizmin e njeriut siq janë.hekuri,bakri,mangani,silici,klori,kalciumi,kaliumi,natriumi,fosfori,alumini dhe magnezi.

Të gjitha këto elemente gjenden në tokë prej nga i shfrytëzojnë bimet.Ndërkaq bleta duke shfrytëzuar nektarin e luleve për prodhimin e mjaltit të gjitha këto minerale i bën përbërës të mjaltit.

Mjalti si ushqim dhe mjet shërues u preferoht të gjithëve për pos atyre me sëmundje të sheqerit.

Efekti më i madhë i mjaltit është kur kombinohet me qaj,por duhet pasur kujdes që mjalti të kombinohet me qaj të vakët e jo shumë të nxehtë sepse humb vlerat.

LLojet e mjaltit edhe pse mjalti ka përbërje përafërisht të njejt megjithatë dallohet,varësisht nga prejardhja e nektarit.

Leave a comment.

Your email address will not be published. Required fields are marked*