vizioni April 28, 2020

Plakja është proces normal për këtë arsye duhet ndërrohen mënyrat e të ushqyerit.Në këtë moshë vjen deri te disa ndryshime,shqisa e nuhatjes dhe shqisa e shijimit dobësohen,gjithashtu paraqitet munges e etjes.

 

Ekzistojnë disa të dhëna për mos ushqyerin e mirë gjatë gjithë jetës e sidomos në këtë moshë.Mos ushqyeshmëria e pa balancuar gjatë jetës mund të sjell disa sëmundje:osteoporoza,dobësimi i funksionimit të trurit,sëmundjet e zemrës si dhe infeksione të ndryshme.

Rrëziku prej keq ushqimit e shpejton plakjen dhe çrregullon proceset psikofizike gjatë jetës.Rezultatet e disa studimeve tregojnë se 55% të pacientëve janë dhe kanë qenë keq ushqyerje.Këto sëmundje po rriten me shpejtësi të madhe e sidomos nën moshta 85 vjeqare.

Është konstauar se gjatë plakjes ngadalësohet metabolizmi dhe fillon të rritet masa dhjamore.Gjithashtu te këto mosha aktiviteti fizik është më i vogël prandaj edhe nevojat energjetike janë më të vogla.Mënyra më e mirë e ruajtjes së balancit në këtë moshë është ecja në ambient të hapur deri në 30 minuta.

Piramida e të ushqyerit të drejtë për pleqtë:

Kjo piramidë në bazën e vet mbanë 8 gota ujë ku kjo pjesë mund të zëvëndësohet me pije jo aloolike dhe pa përbërje të kofeinës që duhet të konsumohen brenda një ditë.

Shkalla e dytë e piramidës duhet të përmbajë 6 shujta:drithëra dhe ushqime të pasura me fibra.Konsumimi i fibrave duhet të jetë i domosdoshëm për uljen e nivelit të kolesterolit ne gjak,sigurojnë mbrojtjen ndaj kancerit në zorrën e trashë dhe mirëmbajnë sheqerin në gjak.

Pemët dhe perimet duhet të konsumohen 5 ose më shumë herë në ditë dhe të jenë të ndryeshme

Në shkallën tjetër të piramidës ndodhen proteinat.Preferohen të konsumohen 3 ose më shumë shujta të pasura me qumësht dhe prodhimet e tij,ndëra konsumimi  i mishit duhet të jetë më së shumti njëherë në ditë ose të zëvendësohet me ndonjë produkt tjetër.

Yndyrat dhe ëmbëlsirat duhet të përdoren shumë pak.

Leave a comment.

Your email address will not be published. Required fields are marked*