vizioni April 21, 2020

Letër dashurie nga një vajzë për dashurinë e saj

Unë kurrë nuk kam qenë me fat në dashuri.Gjithmonë e parashikoja fundin e çdo lidhjeje që kam pasur deri tani.Prisja që të jetë e vërtet çdo fjalë që më është thënë,çdo emocion i rremë që më është dhënë.Gjatë gjithë këtij rrugëtimi,unë u udhëzova nga një engjëll,që më mbronte nga lëndimet dhe fshinte lotët.Ai ishte një engjëll i ndritëshëm,një diamant me shkëlqim.Papritur ai u bë personazhi kryesor i lidhjes sime më të bukur dhe më të dhimbshme.

Ai ishte princi simpatik i historisë sime,bisha në afërsinë time.Ende nuk mund të mbaj mëri ndaj ti,sepse mbi të gjitha ai ishte dhe është shoku im me i mire,atë që unë e doja si vëlla,atë që i ndava sekretet e mija.

Fillimi i lidhjes sonë ishte po aq i papritur dhe i paqartë sa përfundimi i saj.Nuk do të gënjej të them se isha në rregull me të.Dhimbje e thellë.Gjashtë muaj pas “përplasjes”sonë gjërat filluan nga fillimi.Por këtë herë është shumë ndryshe nga hera e parë,ne u rritëm,mësuam nga gabimet e tona,dhe e kuptuam rrezikun dhe dëmin që do të shkaktohet nëse luajmë me ndenjat e njëri tjetrit.Si ndihem pas gjithë kësaj?Mire!Më duhet të them se është mrekulli se si gjërat mund të ndryshojnë!Se si një person i vetëm mund të ndryshojë botën tënde.Se si një person mund të ju bëjë të qani derisa të gjakoseni ose të ju bëj të qeshni derisa të qani.

Nuk e kam falur akoma,por nuk ndjehem se duhet.Ai më bënte të lumtur edhe pse doja ta vrisja ndonjëherë.Por nuk mundem jo sepse nuk do të mundja të jetoja pa të,por sepse i detyrohem aq shumë.Megjithse ai më lëndoi më shumë se kushdo tjetër,ai ju dha kuptim ëndërrave të mia,i dha një pikë ekzistencës sime.I ndau sekretet e mija,shpresat e mija,frikën time.Ai më bëri unik,tani unë nuk kam nevoje për një pasqyrë të shohë veten time.Në sytë e tij shoh personin e persosur që ai krijoi nga unë.Sigurisht kemi kohë (periudha) që ne nuk mund të durojmë njeri tjetrin.Dhe ai bëhet personi i fundit që dua të dëgjoj a po ta shoh,personi i fundit për të cilin dua të mendoj.Në këtë kohë ndihem se jemi tèe shkëputur plotësisht.Sepse ai nuk bënë asgjë për të më ndihmuar të ndjehem më pak e pasigurt,nuk mundohet të ndryshojë ose të rregulloj gjërat për mua kur unë jam në depresion.I nënvlerëson ndjenjat e mia dhe krenarinë.Është e zakonshme për çdo qiftë të kaloj nëpër këto kohë (periudha).Varësisht nëse kjo kohë na bjen më shumë dashuri dhe më shumë hapësirë midis nesh.

Unë poashtu duhet të kërkoj falje nga ai për të gjitha gabimet e kaluara dhe ato të ardhshmet që do të bëjë (unë tashmë e di që do t’i bejë)!Dhe dëshiroj që ai të jetë i durueshëm me mua sepse edhe unë nganjëherë hidhërohem me veten time.Unë nuk mund t’i tregoj ndenjat e mia aq shpesh sa duhet dhe nuk i besoj aq sa duhet,por unë mendoj për të dhe e dua shumë se kushdo që do ta donte ndonjëherë.Shpresoj se ai kurrë nuk do ta harroj këtë.

Leave a comment.

Your email address will not be published. Required fields are marked*